Dusseldorf me postim të veçantë për Florent Muslijën – E përcjell me melodi të pianos krijuar nga ai, golin e tij magjik

E publikuar: 03/03/2026 21:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Klubi gjerman, Fortuna Dusseldorf ka bërë një postim të veçantë për yllin e kombëtares së Kosovës, Florent Muslijën.

Ky i fundit, ndonëse nuk e nisi nga fillimi ndeshjen e xhiros së 24-të ndaj Bochumit, u inkuadrua në minutën e 20-të.

Inkuadrimi i tij ishte kyç për Fortunën, pasi Muslija e shënoi golin e fitores, në triumfin prej 2-1 të klubit të tij.

Muslija shënoi një gol të bukur në minutën e 57-të të ndeshjes, për ta bërë rezultatin 2-0 për Fortunën.

E, golin e tij të bukur e ka rikujtuar edhe një herë klubi i tij.

Në videon e publikuar në faqen zyrtare të klubit, shihet Muslija duke e përcjellur golin e tij, me melodi të pianos.

“Njeri i artit”, shkruan Fortuna në “Instagram”.