Policia e Durrësit ka njoftuar se të shtunën pasdite është gjetur i mbytur në det një shtetas i seksit mashkull, deri më tani i paidentifikuar, pranë sektorit Hamallaj.
Sipas policisë, viktima është i moshës rreth 40-45-vjeç, 1.76 cm i gjatë, i shëndoshë, me flokë të shkurtra e pak të thinjura dhe ka të veshur një palë rroba banjo ngjyrë blu me mbishkrimin”Sport”.
Sipas informacioneve të para, nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Policia po vijon hetimet për identifikimin e viktimës.