Durmishi: Mbyllëm rrugët ilegale me Serbinë e po i hapim rrugët që i bashkojnë shqiptarët e ndarë padrejtësisht

E publikuar: 31/10/2024 18:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se rrugët ilegale të kontrabandës me Serbinë i kanë mbyllur, e tani po i hapin rrugët që i bashkojnë shqiptarët e ndarë padrejtësisht.

Kështu u shpreh ai përmes një postim në Facebook.

“Përurimi i rrugës Kërstec-Pakishtë-Zapod me një investim prej 2.6 milionë eurosh shënon një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit ekonomik dhe social të këtyre komuniteteve, duke i dhënë fund izolimit të tyre. Atmosfera festive me këngë e valle vë në pah rëndësinë e bashkëpunimit mes dy republikave dhe lidhjet e forta mes qytetarëve”, ka shkruar Durmishi.