Zëvëndësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi lidhur me sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it gjatë ditës së sotme ka thënë se të dyja palët e kanë kuptuar që serbët nuk sulmojnë vetëm Qeverinë, por të gjithë ata që nuk e flasin gjuhën serbe.
“Edhe KFOR-i edhe gazetarët besoj që sot e kanë kuptuar që serbët nuk sulmojnë vetëm Qeverinë e LV, por të gjithë ata që nuk flasin serbisht”, ka shkruar Durmishi.
Sipas tij, kështu ka qenë edhe në vitet e 90-ta.