Durmishi fotografohet te kanali i Ibër-Lepencit, javën e ardhshme nis sanimi i përhershëm

E publikuar: 04/12/2024 17:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka parë nga afër punimet për sanimin e përhershëm të kanalit në Ibër-Lepenc, i cili ditë më parë ishte sulmuar nga grupe të panjohura terroriste.

Durmishi ka thënë se gjatë kësaj jave përfundon devijimi në mënyrë që të fillohet me sanimin e përhershëm të kanalit.

“Në kanalin e Ibër Lepencit po punohet pandërprerë që të funksionalizohet devijimi. Me këtë intensitet të punimeve gjatë kësaj jave do të përfundon devijimi në mënyrë që javën tjetër të fillojmë me sanimin e përhershëm të kanalit”, ka shkruar Durmishi.