Dumoshi: Deputetja Bajrami e fyu Zonjën Lunacek

E publikuar: 05/10/2016 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefja e Stafit në Kryeministri, Vlora Dumoshi ka shprehur se deputetja e NISMA për Kosovën, Valdete Bajrami duke përdorur emrin e Lunacek ka dashur të manipulojë opinionin në Kosovë. Sipas saj në këtë mënyrë Bajrami e ka fyer Lunacek. 

“Më këtë veprim, duke manipuluar me emrin e eurodeputetes Lunacek dhe në përpjekje që të manipulojë opinionin në Kosovë lidhur me demarkacionin, Bajrami ka fyer zonjën e nderuar Lunacek, e cila njihet si përkrahëse e madhe e proceseve eurointegruese të Kosovës.” ka thënë Dumoshi.

Më tej Vlora i bën thirrje deputetes “E nderuar deputete, kjo metodë e zgjedhur nga ana Juaj, përmes shtrembërimit të deklaratave të personaliteteve të huaja dhe fyerjes së figurave të mëdha botërore që e përkrahin Kosovën, nuk ju bën nder as Juve personalisht, as NISMA-së dhe as Kosovës. Andaj, e dashur, bëj përpjekje të gjesh ndonjë metodë më dinjitoze, më kreative dhe të frytshme për të ardhur në shprehje dhe për të dalë në pah.”