Duket sikur…por s’është ashtu (Foto)

E publikuar: 29/09/2016 21:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Familja Kardashian ka zbarkuar në Paris për javën e modës Pranverë/Verë 2017, ku eklipsoi disi modelet në pasarelë.

Femrat e famshme të familjes së famshme të spektakleve rozë në Shtetet e Bashkuara, u ulën në radhën e parë, ku mes tyre (si gjithmonë) ajo që tërhoqi vëmendjen më shumë ishte Kim.

35-vjeçarja ka rritur nivelin e vetëbesimit që prej lindjes së fëmijës së dytë të saj dhe rikthimit në format e veta ideale. Ajo u shfaq me një fustan-rrjetë të veshur, ndërsa poshtë kishte zgjedhur një veshje uniforme ngjyrë mishi, që turbulloi jo vetëm të pranishmit në sallë, por edhe aparatët fotografikë.

Duke e njohur Kim dhe guximin që ajo ka në daljet në publik, shumë menduan se ishte shfaqur thuajse lakuriq, por ishte një iluzion që u qartësua ngadalë.