Motoçiklisti që po lëvizte në një pjesë periferike në Limpopo të Afrikës së Jugut, ndaloi duke menduar se përpara e ka një ndalesë në rrugë. Por, nga afër e kuptoi që ishte një gjarpër gjigant.
Pitoni me përmasa enorme, ishte duke kaluar në anën tjetër të rrugës, ndërsa lëvizte mjaftë ngadalë, transmeton Telegrafi.
“Gjithkund ndalesat vendosen për të shpëtuar jetë, kjo ndalesë për pak sa ma mori jetën” ka qenë përshkrimi i videos.
Në anën tjetër, ky piton që duket si i ngadaltë dhe i qetë, mund të sulmonte po të ndjehej i rrezikuar, me pasoja fatale. /Telegrafi/