Duke pastruar kanalizimin, gjetën një gjallesë shumë të rrallë (Foto)

E publikuar: 22/11/2017 18:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Wu Shuying ka qenë duke e ndihmuar bashkëshortin, që të pastronin kanalizimin e shtëpisë së tyre që ndodhet në Wuham të Kinës, kur kanë gjetur një krijesë që konsiderohet në zhdukje.

Madje, ata nuk e dinin se gjallesa e njohur si salamandër, njihet si fosil i gjallë pasi për 170 milionë vjet ka mbetur krejtësisht i pandryshuar, transmeton Telegrafi.

“Nuk ishte një kafshë që e shohim çdo ditë, andaj nuk pranova ta largonim menjëherë. Ftova shumë njerëz, që ta shohim sepse ishte e veçantë”, ka thënë Shuying lidhur me rastin.

Ende nuk dihet se si ka përfunduar ky amfib në kanalizim, pasi është i gjatë 80 centimetra dhe i gjerë 20 centimetra, ndërsa peshon afro gjashtë kilogramë.

Pronarët besojnë se ka jetuar aty për dy vjet, pasi gjatë asaj kohe kishin shumë probleme me rrjedhën e ujit.

Pas kontrollit që i është bërë nga njohësit, salamandra është lëshuar në det. /Telegrafi/