Glenn Gallagher është me fat që mbeti gjallë, pasi kapi në rrjet bombën naziste, të hedhur para 75 vitesh, që mbeti e pashpërthyer në tabanin e detit.
Derisa peshkonte në brigjet e North Ayrshire të Skocisë, peshkatari 44-vjeçar ndjeu se ka zënë diçka të rëndë, teksa kur e pa objektin mendoi se është ndonjë bojler, transmeton Telegrafi.
Me ta vënë në bord, ndjeu erën e mbrehtë të eksplozivit, ndërsa më pas pa shënimin Mark 7 World War Two.
“Anija u rëndua në njërën anë, ishte bombë me peshë të madhe. Pastaj nisëm të hynim më thellë në ujë, mund të fundoseshim” ka thënë Gallagher.
Eksplozivin e Luftës së Dytë Botërore, ai e la në anije dhe njoftoi autoritetet e sigurisë, para se të largohej me një barkë tjetër peshkatarësh.
Rreth lundrës ku ndodhej bomba, është evakuuar një rreth prej më se një kilometri, ndërsa u desh të pritej deri të nesërmen në mëngjes, për të kthyer detonimin e kontrolluar.
“Kishte një erë të mprehtë, që është përzierje mes ngjyrës dhe zbardhuesit, më dhembnin hundët dhe nisa të lotoja. Jam me fat që mbeta gjallë” ka thënë Gallangher.
Mark 7 World War Two është armë e krijuar, për të sulmuar nëndetëset. Mund të hidhej prej anijeve dhe fluturakeve, për të eksploduar pranë makinave armike, duke krijuar valë shumë të mëdha. /Telegrafi/