Babë e bijë kanë qenë në fokusin e mediave mbrëmë në “Brit Awards 2019”.
Këngëtarja Dua Lipa mbrëmë (e mërkurë) mori çmimin kryesor në “Brit Awards 2019”, shkruan lajmi.net.
Kënga “One Kiss”, e Dua Lipës në duet me Calvin Harris u zgjodh “Kënga më e mirë e vitit”.
E në fokus të mediave të huaja ishte edhe familja e këngëtares, konkretisht babai i Duas, Dukagjin Lipa i cili pranoi komplimente për veshjen.
Duke biseduar me Dua Lipën, Jack Whitehall u ndal edhe te Dugi të ciline komplimentoi për veshjen duke e quajtur baba ‘cool’.