
Profesori Dukagjin Gorani ka komentuar intervistën, ku kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka rënë pre e një mashtrimi të dy komedianëve rusë të cilët i janë paraqitur Kurtit si presidenti letonez, Edgar Rinkevics,e me të cilët Kurti ka biseduar për 10 minuta.
Gorani në emisionin Pressing në T7 thotë se mendja e Kurtit nuk është e ngarkuar me dituri.
Ai shton se Kurti nuk ishte në dijeni se cka ishte Kennedy Center, të cilën thotë se e ngatërronte me Kennedy Institucion.
“Ky nuk është shumë i ngarkum në dituni. Kjo me Kennedy Center, nuk dike as cka është, thojke Kennedy Institucion. Ajo ska lidhje. Kennedy Center është një qendër tepër e madhe kulturore në Washington, që e mbikëqyr Shtëpia e Bardhë që mbahen koncerte tepër të rëndësishme. Po natyrisht kryeministri jonë, këto sene nuk i din, ish kon mirë me ditë masi vec po fol për atë punë”, tha ai.