Armand Duka ka konfirmuar se sulmuesi nigerian i Skënderbeut, Peter Olainka nuk do të ftohet në Kombëtare.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka u ka dhënë fund diskutimeve për t’i dhënë nënshtetësinë shqiptare sulmuesit nigerian të ekipit të Skënderbeut, Peter Olainka.
“Unë jam kundra lojtarëve të huaj në një ekip kombëtar. Lojtari në fjalë është një talent i madh, por ky është koncepti im, s’ka lidhje me individin”, tha ai për gazetën ‘Shqiptarja.com’
“Çdo ekip kombëtar duhet që të shprehi kulturën, mënyrën e të emocionuarit, si jeton me humbjen, apo si feston kur fiton kombi i tij, pra edhe njëherë jam kundër të huajve në ekipin kombëtar”, u shpreh Duka. /Express/