A duhet t’i tregoni partneres se e keni tradhtuar?

E publikuar: 20/09/2016 00:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E keni dreqosur dhe tani jeni në dilemë: A është më mirë të heshtni apo t’ia rrëfeni të gjithë ngjarjen?

Për këtë nuk ka ndonjë rregull universale, thotë Michele Weiner-Davis, terapiste e martesave.

Për disa çifte, e vërteta mund t’ju ndihmojë të shërohen në një mënyrë të hapur dhe të sinqertë.

Në raste të tjera, e vërteta shpinë në ndarje të dhimbshme.

Më poshtë, këshilltaret e martesave shpjegojnë se çfarë vendime duhet të ndërmerrni dhe si t’i minimizoni dëmet që do t’ju shkaktohen juve dhe partnerit.

Kur duhet të rrëfeni se keni tradhtuar?

Nëse keni tradhtuar krejt papritmas, pa e menduar fare, atëherë kjo është gjë tjetër. Por, nëse keni pasur një aferë të gjatë, e veçanërisht një ku keni filluar të keni ndjenja për personin tjetër – atëherë kjo duhet të diskutohet me partnerin, thotë Weiner-Davis.

Bëjani vetes këto tri pyetje, sugjeron Tammy Nelson, terapist i seksit dhe lidhjeve, si dhe autor i The New Monogamy: Redefining Your Relationship After Infidelity.

A mendoni tërë kohën për personin me të cilin e keni tradhtuar dhe i tregoni çdo gjë që ka ndodhur qysh herën e kaluar kur e keni parë? A e telefoni në fshehtësi? A fantazoni duke e lënë partnerin aktual për atë me të cilin/cilën e keni tradhtuar?

Nëse i përgjigjeni me “po” këtyre tri pyetjeve, atëherë me siguri që jeni në një aferë emocionale.

Është shumë e rëndësishme t’i tregoni për çdo gjë nëse jeni të interesuar për dikë tjetër.

Afera mund të jetë shenjë se disa elemente – si intimiteti seksual apo llojet tjera të afërsisë – ju mungojnë në lidhjen e tanishme, dhe duhet t’i adresoni ato nëse dëshironi që lidhja juaj të mbijetojë.

Duhet ta tregoni të vërtetën edhe nëse partneri fillon të dyshojë se po ndodhë diçka.

Lajmi i mirë është se nëse e tregoni të vërtetën, lidhja juaj mund të përfitojë: Individët e martuar të cilët pranojnë se kanë qenë të pabesë ndaj njëri-tjetrit, kanë shumë më pak rrezik të divorcohen sesa ata që e kanë mbajtur tradhtinë të fshehët, tregon studimi nga UCLA dhe Universiteti i Washingtonit.

Kur nuk duhet t’i tregoni se keni tradhtuar?

Ka disa raste kur është më mirë ta mbani tradhtinë për vete, thotë Weiner-Davis.

A ka qenë tradhtia një incident i izoluar? A keni përdorur prezervativë gjatë seksit? A ndjeheni të penduar? A do të kishit qenë në gjendje ta kontrollonit veten nëse do të vinte prapë e njëjta mundësi?

Nëse i përgjigjeni me “po” këtyre pyetjeve, atëherë më mirë është që ta mbani tradhtinë për vete dhe pantallonat të shtrënguar.

Si t’i tregoni partnerit se e keni tradhtuar?

Nëse keni vendosur ta tregoni të vërtetën, atëherë këtë duhet ta bëni në mënyrën më pak të dëmshme.

Rregulli i parë: Fokusohuni në gabimet tuaja, jo në të partnerit.

“Në fazat e para kur i tregoni rreth tradhtisë, çdo gjë që e thoni e që tingëllon si arsyetim për atë që e keni bërë, vetëm sa do ta bëjë atë të zemërohet”, thotë Jim Walkup, terapiist.

Shmangeni çdo akuzim si “asnjëherë nuk gjen kohë për mua” apo “ne shumë rrallë bëjmë seks”.

Më mirë është t’i thoni se keni vendosur t’i tregoni rreth tradhtisë për shkak se dëshiron që ta rindërtoni besimin dhe se e kuptoni gabimin që e keni bërë.

Bëjeni bisedën në shtëpi, kur nuk jeni nën efektin e alkoolit. /Telegrafi/