Çokollata është e pasur me flavanoide dhe mund të nxisë rritjen e fetusit si dhe të bëjë placentën më efikase, thuhet në një studim të ri. Studimi përfshiu kontrollin e 129 femrave në mes të 11 dhe 14 javëve. Ato konsumuan një total prej 30 gram çokollatë në ditë për 12 javë.
Bashkautori i studimit dr. Emanuel Bujold, i “Université Laval Quebec”, tha se, “ky studim tregon se çokollata mund të ketë ndikim pozitiv në placentë dhe në zhvillimin e fetusit.
Prandaj në bazë të këtij studimi rekomandohet që gratë shtatzënë të mos stepen nga dëshira për të konsumuar çokollatë. Foshnjat gjashtë muaj pas lindjes u vlerësuan për temperamentin e tyre. Duket se diçka në çokollatë mbron fetusin në rritje kundër stresit antenatal.
Dhe foshnjat, nënat e të cilave “hëngrën çokollatë përditë lindën foshnja që qeshin lehtë, zbutet menjëherë dhe i përgjigjen edhe ambientit. Mundësitë që efektet qetësuese të çokollatë janë antistres i fuqishëm tregojnë përfitimet e saj për foshnjat.