“Pse po e sulmoni Ministren, edhe Thaçi para dy viteve nuk e përmendi akronimin UÇK” (FOTO)

E publikuar: 13/06/2022 19:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka kujtuar përvjetorin e 23-të të çlirimit të Kosovës me një status në rrjetin social Facebook pa përmendur emrin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Pas kësaj, kanë shpërthyer reagimet nëpër rrjete sociale. Gërvalla u akuzua nga disa subjekte opozitare si politikane “anti-UÇK”, madje duke ia kërkuar edhe dorëheqjen.

Për këto sulme ka reaguar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.

Ai përmes një shënimi në Facebook ka thënë se edhe ish-presidenti Thaçi vite më parë nuk kishte përmendur akronimin UÇK në përvjetore të tilla.

“Pse po e sulmoni Ministren Gervalla kur para dy viteve edhe presidenti Thaçi, po për të njëjtën ditë dhe të njëjtën ngjarje askund nuk e përmendi akronimim UÇK?!”

“Sipas jush, a po i bie që edhe Thaçi është anti UÇK?!!”, ka vazhduar tutje deputeti.

“Amani ju koftë, mos ja fusni kot me këso reagimesh sepse po bëheni qesharak”, ka përfunduar Dugolli reagimin e tij duke e bashkangjitur edhe statusin e Thaçit në vitin 2020.