“Dua të shkoj në Tiranë, por nuk mundem”, bllokimi i qarkullimit – qytetarja humb ndjenjat pas shumë orësh në trafik

E publikuar: 21/02/2026 22:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Me bllokimin e rrugës Përrenjas-Librazhd në Shqipëri, situata është bërë dramatike për qytetarët të cilët kanë mbetur të bllokuar nga trafiku.

Një grua e bllokuar në Maliq për orë të tëra, ndërsa përpiqej të kthehej për në Tiranë, humbi ndjenjat pas një diskutimi me efektivët e policisë.

“Çfarë është kjo? Nuk e dimë çfarë bëhet. Dua të shkoj në Tiranë, nuk shkoj dot. Më thanë ik në Gramsh, më kthyen. Atje më thanë ik. Ku të vete?”, shprehet qytetarja. Pasi tha këto, qytetarja humbi ndjenjat, shkruan TCH.

Radhët e gjata u krijuan fillimisht për shkak të rrëshqitjeve të dheut në aksin Librazhd-Pogradec dhe më pas edhe bllokimit të rrugës alternative Moglicë-Lozhan, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve.