Bëhet fjalë për yllin shqiptar Dua Lipa e cila famën e saj e arriti në arenën ndërkombëtare, transmeton Gazeta Express.
E duke ditur se fansat e saj janë të shumtë, Dua që nga sot do të filljë me turneun e saj në të gjitha shtetet më të mëdha në SHBA, Evropë dhe Australi.
Turenu i saj do të fillojë pikërisht sot dhe do të përfundojë në mars të vitit 2018, pasi që agjenda e saj është shumë e ngarkuar.
Dua Lipa në turneun e saj do të jetë së bashku me këngëtarin e njohur botërisht Bruno Mars dhe nga grupi i famshëm Coldplay.
Ndryshe, këngëtarja shqiptare kohëve të fundit është përfolur shumë nga mediet britanike pasi është parë duke u puthur me Chris Martin nga grupi Coldplay.

Ndërkohë, “New Rules”, është projekti i fundit i Duas i cili u pëlqye shumë nga fansat e saj dhe arriti klikime të shumta në Youtube./Gazeta Express/


















