Modele, këngëtare dhe tekstshkruese, Dua Lipa, shqiptarja e lindur në Londër, po pushton zemrat e të gjithë Britanisë e më tej. Tashmë 20 vjeç, Dua ka dashur të jetojë vetëm me miqtë e saj që në moshën 15 vjeçare. Gjate dy viteve të fundit është folur shumë për të, pasi u bë e njohur me pjesëmarrjen e saj në spotin e X Factor UK, ku edhe këndoi.
Që prej daljes së saj në televizion, Dua ka publikuar një sërë këngësh në Soundcloud por asnjë të shoqëruar me video muzikore.
Dy vjet më parë është folur se ajo ka patur një lidhje më reperin kosovar, Ledri Vula, pasi të dy palët kanë postuar shpesh këto foto në Instagram dhe përsa kohë nga asnjë prej tyre ne na pëlqen ta marim si të mirqënë. Nën kujdesin e producentit Emile Hayne, i cili ka bashkëpunuar me emra të njohur si: Lana Del Rey dhe FKA Twigs, Dua publikoi më 21 gusht klipin e saj të parë “NeW Love”. Siç ajo shpjegon në një intervistë, kënga ka të bëjë me frikën që përjeton kur përballesh me humbjen e diçkaje që vlen më shumë se çdo gjë në jetë. Videoja është filmuar nga një cellular dhe duket si një kolazh plot ngjyra ku tregohet natyra e saj feminore dhe moskokëçarëse. Kënga është pëlqyer së tepërmi dhe eshte mbeshtetur nga shume personazhe te njohur te huaj e shqiptare, duke vecuar grupin Maroon 5, të cilët e kanë postuar në rrjetet e tyre sociale.
Momentalisht bukuroshja kosovare është e lidhur me një model anglez, Isac Carew, me të cilin po kalon pushimet në Bali të Indonezisë.