Dua Lipa i është bashkuar fushatës për të drejtat e fëmijëve të organizuar nga ‘UNICEF’.
Këngëtarja shqiptare me famë në botë është bërë pjesë e fushatës të organizuar nga ‘UNICEF’ e që është organizuar për të drejtat e fëmijëve, shkruan lajmi.net.
Për nder të kësaj fushate ajo madje e ka ndryshuar edhe emrin e saj në Instagram dhe e ka bërë Blua Lipa.
Ajo ka realizuar edhe një fotosesion e veshur gjitha në të kaltër pasi motoja e fushtës është #goBlue.