Kur nominimet për 63 vjetorin e çmimeve Grammy – e paracaktuar për 31 Janar 2021 – shpallen më vonë këtë vit, Post Malone, The Weeknd, Harry Styles, Dua Lipa, Roddy Ricch dhe Maren Morris të gjithë kanë një shans të mirë për tu paraqitur në të dy të kategoritë e profileve më të larta: albumi dhe kënga e vitit, shkruan Billboard, transmeton Insajderi.
Ndonëse Dua Lipa nuk u nominua në asnjë kategori në Grammy-t e fundit, në vitin 2019 ajo rrëmbeu dy çmime Grammy brenda mbrëmjes, në kategoritë “New Artist” dhe “Dance Recording”.
E tani me publikimin e albumit të ri, ajo ka shanse të mëdha për të qenë kryefjala e mbrëmjes së Grammy.
Albumi “Future Nostalgia”, i dyti i saj, arriti në numrin 4 në Billboard 200 – më i miri i Lipës deri më tani.
Për më tepër u vlerësua lartë edhe fakti që albumi i saj kishte rrjedhur në internet 2 javë para datës zyrtare të publikimit, por këngëtarja arriti ta lansojë pa promovim dhe përsëri mori vëmendjen e publikut. /Insajderi.com