Dua Lipa kryeson në listën “Shazam” në Gjermani

E publikuar: 02/02/2016 12:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, ka arritur një tjetër sukses ndërkombëtar me këngën “Be The One”.

Përmes një postimi në Twitter, Dua ka treguar se kënga e saj “Be The One” kryeson në top listën “Shazam” në Gjermani, ku këngëtarja është shprehur mjaft e kënaqur për këtë arritje.

“Wow ‘Be The One’ numër një në Shazam, në Gjermani. Faleminderit”, ka shkruar ajo.