Ajo ka vetëm pak ditë që ka publikuar videoklipin e projektin e saj më të ri muzikor “Last Dance”, i cili ka rezultuar tepër i suksesshëm në tregun muzikor, por sukseset për këtë artiste me origjinë shqiptare sapo kanë nisur.
Dua Lipa ka lajmëruar përmes një postimi të bërë në llogarinë e saj të “Instagram”-it, se ka arritur të mbyllë një marrëveshje me stilisten e famshme britanike Stella McCartney, duke u bërë imazhi i kësaj firme të njohur.
Lipa do të jetë imazhi i koleksionit të fundit të “One City One Girl”.
Ajo ka stil dhe talent muzikor.
“Unë jam rritur me muzikë tërë jetën time. Babai im ishte një muzikant, dhe jam rritur duke dëgjuar e kënduar këngët e tij, si dhe këngë që ai e donte. Ai më frymëzonte dhe më shtyu për të bërë ëndërrën realitet!”, ka thënë Dua
Sa për stilin ajo e përshkruan pamjen e saj si “të gjallë dhe eklektike.”


















