Dua Lipa gati për perfomancën e madhe, publikon pamje nga përgatitjet në stadiumin e Kievit

E publikuar: 27/05/2018 09:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndeshja, e cila zhvillohet në “Olimpic Stafium” do të ketë një hapje të zjarrtë nga këngëtarja shqiptare, Dua Lipa.

Vetëm pak ditë më parë, Lipa tha në një intervistë se e kishte pasur ëndërr që dikur të performonte në një ndeshje kaq të rëndësishme, siç është finalja e Ligës së Kampionëve.

Ajo dhe stafi i saj kanë arritur në Kiev dhe janë akodomuar në hotel, gjersa gjatë ditës së sotme kanë kryer me sukses e provat në stadium.

Ka qenë vet Dua ajo e cila ka ndarë me ndjekësit e saj në InstaStory disa imazhe nga përgatitjet e fundit të bëra për performancën e saj në natën e sotme.

“E emocionuar”, shkruan Dua në një nga fotografitë ku shfaqet bashkë me tifoz-nxitëset dhe balerinat e perfomancës.