Dua Lipa fantastike në hapjen e finales së Ligës së Kampionëve

E publikuar: 27/05/2018 07:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndeshja mes ekipit të Real Madritit dhe Liverpoolit ka mbledhur rreth vetes miliona shikues nga mbarë Evropa dhe jo vetëm.

Ashtu siç ishte bërë e ditur edhe më herët, hapja e mbrëmjes është bërë nga këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Ajo ka performuar në qendër të stadiumit duke i dhënë një dimension tjetër fushës së gjelbër të rrethuar me mijëra fansa të dy ekipeve që sonte janë në garë.

Lipa ka kënduar për fansat hitet e saj më të fundit, gjersa ka dhuruar një performancë elektrizuese, shoqëruar nga balerinë profesionistë dhe kërcimtarë të shumtë në skenën e improvizuar.

Dua kishte treguar pak ditë se favorizonte ekipin anglez në natën e sotme, madje edhe parashikimi i saj për ndeshjen ishte 3-2, në favor të Liverpoolit.