Këngëtarja shqiptare me fame botërore, Dua Lipa, këto javë ka qëndruar e mbyllur me të dashurin e saj, Anwar Hadid.
Dyshja po qëndrojnë në një banesë me qira në Londër, pasi siç ka treguar Dua në një intervistë të dhënë javë më pare, apartamenti I tyre ishte përmbytur komplet nga renovimet që kishin bërë fqinjët, gjatë kiohës sa ajo ndodhej me turne në Australi.
Ajo ndërkohë gjatë ditëve të izolimit, ka shfrytëzuar rastin që të jetë pranë fansave përmes rrjeteve sociale.
Ndërsa ka publikuar një album me një sërë imazhesh të realizuara gjatë karantinës, në sy tek fansat ra një imazh i të dashurit të saj, Anwar Hadid.
Ky i fundit në mungesë të shkuarjes te berberi, mesa duket kishte vendosur t’i shkurtonte flokët vet në një prej ditëve të karantinës, ndërkohë që e dashura e tij e fotografonte fshehurazi nga mrapa.
Foto: Dua Lipa/Instagram
Këtë fotografi ajo e ndau me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, duke i bërë shumë prej tyre të qeshin me mënyrën se si ajo kishte gjetur momentin e papërshtatshëm për të realizuar këtë foto me të dashurin e saj.
Dua Lipa dhe Anwar Hadid (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)