Dua Lipa bëhet imazh i parfumit “YSL Beauty”

E publikuar: 01/08/2019 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dua Lipa ka arritur një sukses të ri në karrierë.

Dua Lipa ka njoftuar ndjekësit se është bërë imazh i brendit të njohur të parfumeve, shkruan lajmi.net.

Bëhet fjalë për parfumin “YSL Beauty”, ndërsa lajmin e konfirmoi përmes një fotografie në Instagram.

Në foto, këngëtarja u shfaq atraktive teksa po mbante parfumin në duar, ndërsa u shpreh e lumtur që është pjesë e këtij brendi.

“Aq krenare që më në fund ju zbulova LIBRE aromën e re të lansuar nga Yves Saint Laurent Beauty”, ka shkruar Dua.