Dropbox ka vendosur të rrisë hapësirën e planeve me pagesë duke shtuar edhe tre veçori të reja. Përdoruesit e planit Plus do të marrin 2TB krahasuar me 1TB që kanë pasur më parë.
Gjithashtu abonentët e planeve Professional dhe Business do të shohin rritje të memories 3TB dhe 5TB nga 2TB dhe 3TB që kanë qenë më parë. Përdoruesit e Plus gjithashtu do të vërejnë një rritje çmimi prej 2 dollarësh në 11.99 dollarë.
Çmimi për planet e tjera të Dropbox nuk ka ndryshuar.
Kompania përveç rritjeve të kapaciteteve sjell edhe tre funksione të reja. E para është “Smart Sync” e cila lejon markimin e skedarëve dhe direktorive si “online-only” në mënyrë që të mos zënë hapësirë në hardiskun e kompjuterit.
Funksioni është i disponueshëm vetëm për planet Plus dhe më lart. Dropbox gjithashtu prezantoi funksionin e ri etiketimit të fotove me emrin e datën për formatet JPEG, PNG, BMP ose PDF.
Funksioni i fundit ka të bëjë me fshirjen aksidentale të skedarëve dhe mund të riktheheni deri në 180 ditë pas nga momenti i fshirjes nëse jeni abonent i planit Professional dhe 30 ditë nëse jeni abonent i planit Plus për ti rikuperuar.
Funksionet e reja debuojnë në javët në vijim ndërsa ndryshimi i çmimit për Dropbox Plus hyn në efekt kur të mbarojë abonimi juaj ekzistues. /PCWorld Albanian