Dropbox përditëson markën me elementë dizajni dhe logo të re

E publikuar: 05/10/2017 02:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditën e Marte Dropbox prezantoi një dizajn plotësisht të ri i cili përmban një logo të ridizajnuar dhe një mori skema ngjyrash.

Marka e re synon të tërheqë vëmendjen e përdoruesve kreativë duke u diferencuar nga shërbimet e tjera rivale, megjithatë përdoruesit e zakonshëm kanë për të parë shumë pak ndryshime.

Ndryshimet e reja erdhën me largimin e drejtorit të kreativitetit Jon Ying vitin e kaluar.

Pamja e re vizuale shmang ngjyrat parësore dhe sekondare duke mbajtur sfondin të bardhë.

Gjuha e re e dizajnit është punë e Sharp Type inspiruar nga dizajneri Zviceran Adrian Frutiger. Variacionet janë nga më të ndryshmet që nga tekstet e mbledhura dhe të fryra tek ato super të holla.

Lart Logoja e Vjetër, Poshtë Logoja e Re

Me fjalë të tjera ndryshimet vizuale janë një taktikë e pastër marketingu për ta diferencuar Dropbox nga rivalët.

Ndërsa logoja e vjetër qartësisht tregon një kuti, e reja redukton atë pamje grafike në forma bazike: një grup prej pesë katrorësh izometrikë.

Logoja lë hapësirë për interpretim por lehtësisht mund të shihet si një kuti.

Duke pasur në konsideratë sesa kompania të rëndësishme kanë dështuar në përpjekjet e tyre për të ri-shpikur vetveten në sytë e konsumatorit, Dropbox ka bërë një punë të mrekullueshme.

Mbani mend Microsoft-in sesi holli tutje dekada plot ngjyra me logon e saj në Windows 10. /PCWorld Albanian