Droni ua “vjedh” biçikletat, pronarët e tyre fillojnë ta gjuajnë fluturaken me gurë (Video)

E publikuar: 14/11/2018 18:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kemi pasur rastin të shohim se si hajnat përdorin metoda të ndryshme për të kryer vjedhje, por jo edhe me dron siç ka ndodhur në videon e publikuar më poshtë.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në qytetin çek Hustopecu, derisa një grup çiklistësh po ngjiteshin në një objekt dhe biçikletat e tyre i kishin lënë në një zonë të gjelbëruar, transmeton Telegrafi.

Pasi ngjiten lartë e kuptojnë se droni po u vidhte biçikletat dhe kishte forcë të mjaftueshme për t’i ngritur në ajër me litar.

Ata menjëherë filluan ta gjuajnë me gurë dhe të zbresin me shpejtësi poshtë për t’i shpëtuar ato pak biçikleta që mbetën pa i vjedh droni.

Kjo ngjarje mund të jetë si paralajmërim për pronarët e biçikletave që të mos i lënë në vende të hapura, pasi mund të jenë viktima të vjedhjeve të ngjashme. /Telegrafi/