Një dron që barte copëza të vogla radioaktive është gjetur në kulmin e qeverisë japoneze, ka njoftuar zyra e kryeministrit japonez Abe, raporton CNN.
Një anëtar i zyrës së Presidentit kishte vërejtur i pari dronin dhe kishte njoftuar policinë në mënyrë të menjëhershme, transmeton indeksonline.
Droni ishte pajisur me një kamerë të vogël, dhe një shishe të plastikës në të cilën gjendeshin copëzat radioaktive, sipas asaj se çfarë mediat japoneze transmetuan.
Ndërkaq, kryeministri Abe nuk ishte në zyre. Ai ishte në Indonezi për të ndjekur një konferencë. /Indeksonline/