Një pronar i një droni shpresoi që të kapë pamje të bukura të detit kalifornian, kur papritmas vërejti një peshkaqen të madh të bardhë duke notuar vetëm pak metra larg surfuesve.
Dustin McCaslin, morri dronin e tij DJI Phantom 3 në plazhin shtetëror Pismo në San Luis Obispo. Por, përderisa ai shikonte pamjet nga lartë me dronin e tij, ai vërejti peshkaqenin e madh duke notuar afër surfuesve.
Në një moment, peshkaqenit të madh i bashkohet edhe një tjetër. (Lajmi.net)
Shikojeni videon: