Droni i prodhuar nga Kina përfundon testin e vëzhgimit meteorologjik detar

E publikuar: 29/11/2021 13:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të shtunën në mëngjes, droni “Wing Loong-10” i prodhuar nga Kina kreu vëzhgime bashkëpunuese mbi sistemet e reve mbi oqean, shpërndarjen e profilit të temperaturës e lagështisë, fushat e erës sipërfaqësore dhe faktorë të tjerë meteorologjikë, bëri të ditur Korporata e Industrisë së Aviacionit të Kinës, prodhuesja kryesor i avionëve në vend.

Gjatë tërë misionit, të gjitha sistemet e dronit “Wing Loong-10” ishin në gjendje të mirë me të gjitha ngarkesat funksionuan mirë, bëri të ditur Korporata.

“Wing Loong-10” është një model dronësh të lartësive të mëdha dhe me shpejtësi të lartë. Ai ka sisteme të besueshme e funksionim të sigurt, të përshtatshëm e efikas, çka i mundësojnë të përmbushë kërkesat e ndryshme nga klientët.

Ky mision është një hap i ri përpara i Kinës për të ndërtuar një sistem vëzhgimi ajror me dronët si element kryesor. Ndërkohë, ai hedh themele për përdorimin detar dhe parandalimin e zbutjen e fatkeqësive dhe ofron mjete teknike të reja dhe të sakta për shërbimet globale meteorologjike, tha Korporata e Industrisë së Aviacionit.