Dronët taxi mund të bëhen realitet më shpejt nga sa ju e mendoni. Kompania kineze Ehang ka marrë lejen për të testuar, dronët e rinj “Passenger”, në qiejt e Nevadas në SHBA.
Kjo mund të sjellë ndikime të mëdha në industrinë e transportit. Klientët që do të përfitojnë nga ky shërbim, do të jenë në gjendje të japin të dhënat mbi destinacionin e tyre, duke përdorur një smartphone të sinkronizuar me softwaret e dronit.
Por më shumë detaje mbi procesin e navigimit, pritet të bëhen të dituata pas testimit.
Tom Wilczek, nga Zyra e Zhvillimit Ekonomik në Nevada është shprehur për “revieë journal” se pret ditën kur “dronët taksi” do të ejnë pjesë e sistemit të transportit në Nevada. Një shpikje e tillë pritet të jetë edhe shumë argëtuese për ata që do t’a provojnë.