Aleksandar-Vucic-Foto: Facebook
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, s’e ka lëshuar rastin as sot dhe ka kënaqur serbët me propagandë, duke thënë se nëse do të ishte një kohë tjetër, Serbia do të kishte rrëzuar dronët “Bayraktar” të ushtrisë së Republikës së Kosovës që ishin ngritur në Gjakovë, transmeton Gazeta Express.
Vuçiq ka thënë se s’mund të bëjnë asgjë, meqë KFOR-i kontrollon hapësirën ajrore të Republikës së Kosovës.
“I kemi shikuar ata sikur në pëllëmbë të dorës, dhe nëse do të ishte një kohë tjetër, ata s’do të qëndronin në ajër për shumë gjatë, duek qenë se hapësira ajrore është nën kontrollin e KFOR-it, ne e respektojmë hapësirën ajrore të KFOR-it. Ata e bëjnë punën e tyre, ne e bëjmë tonën”, ka thënë Vuçiq në një bazë ushtarake në Pasuljanski, shkruan KO, trasnmeton Express.
Kjo është hera e dytë brenda javës që presidenti serb flet për dronët Bayraktar që Kosova ka blerë e të cilët i ka ngritur edhe në hapësirën ajrore të Republikës. Siç pretendon Vuçiq, dronët ishin ngritur në Gjakovë në afër 6 mijë metra lartësi “për të zbuluar pozicionet e ushtrisë serbe”./Express/