Drogë nga Shqipëria në Itali, 26 të arrestuar gjatë operacionit në Campania

E publikuar: 13/11/2017 09:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Antimafia e Napolit ka zhvilluar operacionin “Smoke Snake” për të shkatërruar një organizatë kriminale që synonte importin ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria për ta shpërndarë në sheshet e Napolit dhe Kazertës.

Mbi 100 forca policore të Guardia di Finanza të Kazertas kanë arrestuar 26 persona.

Hetimi që filloi në maj të 2016 ka çuar në arrestimin e 9 personave deri më sot dhe sekuestrimin e 38 kg marihuanë dhe 7.4 kg heroinë, me vlerë gjysëm milioni euro.