Driton Gashi, Shefi i ri i AKI-së (Biografia)

E publikuar: 08/02/2017 11:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shefi i ri i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Driton Gashi, ka nisur të mbajë të fshehta qysh para se të marrë bekimin e Presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit Isa Mustafa.

Kjo vërehet në biografinë të cilën e ka bërë vetë publike në faqen zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ku deri në çastet e emërimit në AKI, ka qenë sekretar i përgjithshëm i Ministrisë, shkruan AktivPress.

Në CV, ai i ka renditur funksionet të cilat i ka ushtruar prej vitesh, por askund nuk e përmend se ka qenë këshilltar i ish-ministrit të Punëve të Brendshme, Zenun Pajaziti. Kjo është e para!

E dyta, në biografinë e tij thuhet se ka qenë asistent i shefit të Grupit Parlamentar në Kuvendin e Kosovës, por nuk e specifikon se asistent i kujt ka qenë, kur dihet se brenda Kuvendit ka shumë grupe parlamentare.

Ligji për AKI-në nuk e specifikon nëse drejtori duhet të ketë të kaluar politike.

Në të vetëm thuhet se drejtori i AKI-së duhet të ketë arsimim universitar dhe duhet të emërohet mbi baza të profesionalizmit dhe përvojës së dëshmuar.