Imazhe marramendëse të dritave të veriut të fiksuara nga hapësira, janë prezantuar nga një astronaut italian.
Një video 30 minutëshe, e filmuar nga stacioni hapësinor ndërkombëtar, tregon një dritë të gjelbër që lëviz mbi sipërfaqen e errë të tokës.
Dritat e veriut, ose aurora, është një shfaqje natyrore drite në qiellin e tokës, kryesisht e parë nga arktiku dhe Antarktida.
Ndërsa pak njerëz mbi tokë janë aq me fat sa ta kenë parë spektaklin, akoma më të paktë janë ata që mund të pretendojnë se e kanë parë nga hapësira.
Paolo Nespoli, astronauti i agjencisë evropiane hapësinore, që ka fiksuar imazhet, bëri një postim në twitter ku ndau kënaqësinë e tij për ndjekjen e aurorës, që ai e përshkroi si diçka që nuk i takon kësaj bote.
Stacioni hapësinor ndërkombëtar, konfirmoi në twitter se shfaqja mahnitëse është fiksuar më 15 shtator, mbi Kanada. Të tjerë përdorues të twitter-it ndanë fotot marramendëse të fenomenit, të parë nga toka. /tch/
A stunning aurora caught my eye… Its beauty is out of this world! // Una splendida aurora… Di una bellezza spaziale! #VITAmission pic.twitter.com/JRQxLNXnGT
— Paolo Nespoli (@astro_paolo) September 23, 2017