Drita tregon arsyen se pse është shtyrë ndeshja

E publikuar: 08/08/2020 19:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Faqja e Dritës më në fund ka reaguar për shtyrjen e ndeshjes, duke konfirmuar arsyen.

“Ndeshja me Inter d’Escaldes shtyhet per ne oren 19:30”.

“Arsyeja eshte vonesa e plotesimit te dokumentacionit per COVID-19 nga organizatori per dy ekipet“, njofton Drita.

UEFA nuk ka njoftuar për ndonjë ndryshim orari deri më tani. Pra, takimi do të fillojë në 19:30 e jo në 18:00 sic ishte paraparë.

Drita do të luajë sot pa Fidan Gërbeshin dhe Bujar Shabanin, të cilët janë vetizoluar me kërkesë të UEFA-s.

Gërbeshi ka rezultuar pozitiv në Covid-19, ndërsa Shabani u izolua për shkak të kontaktit me të./KP/