=Drita nuk ka arritur që të shkruajë histori, për t’u bërë skuadra e dytë kosovare që prek grupet e një kompeticioni madhor evropian.
Skuadra gjilanase është eliminuar në raundin e ‘play-off’ ndaj skuadrës së Legia Varshavës me rezultat të përgjithshëm 3-0 pas dy ndeshjeve.
Dueli i parë në Varshavë u mbyll me rezultat 2-0 në të mirë të vendasve.
Ndërkohë, në ndeshjen kthyese që u zhvillua sot në “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Drita u mposht me rezultat minimal 1-0, duke e përfunduar kështu rrugëtimin në Evropë.
Drita tani do të ketë fokusin në Superligën e Kosovës, ku të hënën do ta zhvillojë duelin ndaj Ferizajt në shtëpi.