Drita fiton derbin e Anamoravës, shkëputet në krye

E publikuar: 22/03/2026 16:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

FC Drita ka fituar derbin e Anamoravës duke mposhtur minimalisht 0-1 rivalin lokal SC Gjilani.

Golin e vetëm të takimit e realizoi Veton Tusha, pas një asistimi perfekt nga Kristal Abazaj, në fundin e pjesës së parë.

Ndeshja mori tjetër rrjedhë në pjesën e dytë, kur Gjilani mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit të Albion Prapashtica, duke e vështirësuar shumë rikthimin në rezultat.

Me këtë fitore, Drita forcon pozitën e parë në tabelë me 48 pikë, duke u shkëputur në +3 nga FC Ballkani në garën për titull./Klankosova.tv