Pas largimit të Marek Hamsik, tani me gjasë radhën e ka Dries Mertens cili mund të shkojë në Kinë.
Sipas Calciomercato.com, disa klube nga Superliga e Kinës janë vënë pas lojtarit të Napolit.
Këto klube janë të gatshme që t’i afrohen belgut por mësohet se disa oferta janë refuzuar së fundmi.
Napoli nuk janë të gatshëm që të pranojnë ofertë më të ulët se sa klauzola e tij që është 28 milionë euro.
Sulmuesi në maj i mbush 32 vjet dhe nuk pëlqehet nga Carlo Ancelotti në sistemin 4-4-2.
Hamsik ka qenë i fundit që është larguar drejt Dalian Yifang ku do të marr pagë 9 milion euro.
Mertens aktualisht ka pagë prej 4 milionë euro. /Telegrafi/