Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, i ka dhënë përkrahje projektligjit për rregullimin e çmimeve të barnave dhe produkteve medicinale.
Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se fakti që këtë projektligj po e propozon opozita nuk duhet ta pengojë mazhorancën, raporton EO.
“Më mirë është një ligj i keq sesa pa ligj. Të mos harrojmë se gjitha vendet e rajonit e kanë një ligj dhe ky ligj është i gatshëm. Unë i kisha rekomanduar këtij kuvendi, që nëse pozita nuk dëshiron që këtë ligj ta propozojë opozita, atëherë e ndërrojmë”.