Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve prezantoi ditën e Hëne aplikacionin M-Tax eFiling në Android dhe iOS.
Përmes këtij aplikacioni përdoruesit mund të kontrollojnë kudo të dhënat tatimore.
Kyçja në aplikacion realizohet përmes NIPT-it dhe fjalëkalimit.
mTax – eFiling është një shërbim që i ofrohet të gjithë tatimpaguesve në Republikën e Shqipërisë nga Administrata Tatimore.
Me anë të këtij aplikacioni , ju mund të kontrolloni deklarimet dhe pagesat tuaja të kryera në sistemin tatimor, nëpërmjet shërbimit të deklarimit elektronik.
Për të përdorur këtë aplikacion ju duhet të keni llogari në shërbimin e deklarimit elektronik.
Të dhënat personale, administrohen vetëm nga sistemi i deklarimit elektronik dhe nuk mund të shtohen apo ndryshohen nëpërmjet këtij aplikacioni.
Aplikacioni është vetëm 4.01MB dhe deri tani numëron 500 shkarkime në Play Store. /PCWorld Albanian