Drejtoria e Bujqësisë ndan 25 moto kultivatorë për fermerët e Gjakovës
Autori: Lajmi.net Lajme, Nacionale14:16, 11 August 2017
Drejtoria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural e Komunës së Gjakovës, përmes subvencioneve të përcaktuara për këtë vit, ka ofruar mbështetje për 25 fermerë të kësaj komune, të cilët do të jenë përfitues të moto kultivatorëve të dorës.
Këto pajisje, të cilat janë mundësuar gjithashtu edhe me kontribut të vet fermerëve, do të krijojnë lehtësira dhe do të rrisin kualitetin e punës.
Vlera e përgjithshme e projektit është tetë mijë euro, ku komuna ka kontribuar me 80% të shumës, ndërsa fermerët përfitues do të kontribuojnë me 20%.
Drejtori Bekim Ermeni, ka bërë të ditur se subvencionet janë ndarë në baza proporcionale, pra nga pesë fermerë përfitues nga pesë rajonet e komunës së Gjakovës.

















