Drejtori sportiv i Bayern-it: Vështirësi në shitje? Klubet që blejnë dëshirojnë të shpenzojnë sa më pak

E publikuar: 04/08/2024 20:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Max Eberl, ka dhënë një intervistë për mediet gjermane, ku ka folur për disa çështje që lidhen me merkaton klubit bavarez, sidomos në lidhje me largimet.

Sipas tij, Bayern ka hasur vështirësi në shitjen e lojtarëve që nuk janë pjesë e projektit për të ardhme dhe shkak Eberl thekson se është fakti që klubet kërkojnë të shpenzojnë sa më pak të jetë e mundur.

“Çështja e shitjeve nuk varet ekskluzivisht nga ne, por edhe nga klubet e tjera, për rrjedhojë, e kam të vështirë të them nëse diçka do të ndodhë në ditët në vijim ose ndoshta në fund të muajit”-tha ai fillimisht.

Eberl shpreson për disa shitje të shpejta, megjithatë, nuk mund të përjashtohet që këtë synim ta arrijë vetëm në fund të merkatos së verë, më 30 gusht, gjë që do të komplikonte shumë premtimet e bëra ndaj lojtarëve si Desire Doue, i cili është pjesë e Stade Rennes ose mbrojtësit të Leverkusen Jonathan Tah, të dyve u është premtuar se do të blihen nga Bayern.

Ai theksoi se është e vështirë që palët të bien dakord për shifrën e transferimit të një lojtari, pasi sipas drejtorit sportiv të bavarezëve rrallë herë blerësi dhe shitësi arrijnë menjëherë në konsensus për këtë çështje.

“Të gjitha transferimet janë shumë të vështira. Blerësi dëshiron të shpenzojë sa më pak të jetë e mundur, teksa shitësi dëshiron të marrë sa më shumë. Ka rrallë një konsensus nëse keni arritur shifrën e duhur menjëherë. Tani diskutohet dhe flitet për shumë aspekte të ndryshme, si shpërblimet apo pagesat e solidaritetit që mund të jenë të rëndësishme në shifra, prandaj duhet të jesh pak i durueshëm më i qartë, sepse formulimi mund të mos jetë aq i qartë sa duket nga jashtë”-përfundoi drejtori sportiv i Bayern Munich./Super Sport

Top Channel