Drejtori i Policisë së Gjirokastrës Lorenc Paganika manipulon provat e aksidentit, përplas një kalimtar, largohet nga vendngjarja, shkon rregullon makinën, eleminon çdo provë dhe vetëdorëzohet në polici duke thënë: Kqyreni mjetin, s’jam unë autori i aksidentit!!
Mbrëmë Newsbomb.al publikoi pamjet ekskluzive të një aksidenti rrugor me autor drejtorin e policisë Gjirokastër Lorenc Paganika.
Paganika, në Krahës të Tepelenës ka përplasur me makinën e tij tip “BMW” ngjyrë e bardhë me targa AA 572 BF rreth orës 20:27, një kalimtar me inicialet A.M. dhe është larguar nga vendi i ngjarjes duke e lënë të plagosur.
https://youtu.be/CfQFsTO-fd4