Interesimi i semi-maturantëve shqiptarë për t’u regjistruar në Shkollën e Mesme të Kimisë ‘Marija Kiri Skllodovska’ në Shkup si duket ka shqetësuar tej mase Lupço Celeskin, drejtor i kësaj shkolle. Ai tentoi që edhe në mënyrë fizike të qërojë hesapet me ekipin e Televizionit ALSAT-M me qëllim pengimin e informimit të opinionit të gjerë rreth numrit të paraleleve me mësim në gjuhën shqipe. Celeski madje tha se atij nuk mund t’i bëjë asgjë as Ministri i Arsimit e as kryeministri Gruevski.
“Jo jo nuk ka xhirim këtu, shkoni tregoni ministrit, mundeni edhe kryeministrit t’i tregoni. Urdhëroni, nga oborri dilni jashtë. Mua do më incizoni apo po e kërkoni profesorin Bilgin. Unë jam ai që jep informacione, e jo ti apo dikush tjetër! Unë jam përgjegjës këtu dhe tjetër nuk ka kompetent. Lirisht dilni, nuk u kam ftuar, fund i tregimit! Ligji është në duar të mia…”, u shpreh Lupço Celeski, drejtor i Shkollës së mesme të kimisë ‘Marija Kiri Skllodovska’.
Nuk është në duar tua, ju jeni vetëm një drejtor, ligjin dikush tjetër e zbaton. Edhe juve ju ka vendos në këtë pozitë!
“Kush më ka emëruar, këshilli i shkollës, nuk kam frikë as nga kryeministri e as nga ministri e as nga askush. Unë zgjedh televizione për të cilat jap deklaratë, nga të di unë vallë mos jeni ashtu ose kështu televizion!”, tha Lupço Celeski, drejtor i Shkollës së mesme të kimisë ‘Marija Kiri Skllodovska’, shkruan Tetov1.
Për më shumë ndiqeni videon: