Drejtori i ri i ATK-së, Mentor Hyseni: Një qasje e re me përgjegjësi dhe transparencë

E publikuar: 24/10/2025 19:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), Mentor Hyseni, u është drejtuar qytetarëve dhe tatimpaguesve me një mesazh mbi vizionin dhe parimet që do të udhëheqin punën e tij në krye të institucionit.

Hyseni theksoi se mandati i tij do të karakterizohet nga përgjegjësia, transparenca dhe përkushtimi në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik të vendit.

Ai premtoi një qasje të re në menaxhimin e ATK-së, duke synuar forcimin e besimit mes tatimpaguesve dhe institucionit, si dhe ngritjen e efikasitetit në ofrimin e shërbimeve publike.