Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka folur pas raportimit të sotëm në Komisionin për Siguri, ku ndër të tjera foli edhe për vdekjen e 26 vjeçarit në Qendrën e Studentëve, çështja e cila shtoi se do të trajtohet më profesionalisht.
Para mediave ai ka konfirmuar se është diskutuar për deklaratën dhe kërcënimin që pretendoi se i është bërë lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli.
“Po është diskutuar edhe rasti i Behgjet Pacollit, dhe unë kam dhënë përgjigjën time në pikpamjen e policisë në këtë rast, po kryesisht kanë qenë lidhur me deklaratën e tij për çfarë shqetësimi dhe kërcënimi ka pasë”, u shpreh ai.
Tutje Qalaj komentoi edhe vdekjen tragjike e të riut nga Gjilani, Agon Musliu në Qendrën e Studentëve, duke thënë se është çështje e ndjeshme dhe se do të trajtohet me kujdes.
“Ne kemi diskutar për çështje në Qendrën e Studentëve e cila është bërë karantinë dhe aspektin e rolit të policisë. Unë i njoftova deputetët nga ky komision për rolin e policisë qoftë jashtë por edhe brenda konvikteve e që për brenda është kryesisht kërkesë e stafit mjeksor atje, është çështje që është duke u hetuar dhe që nuk mund të flas, kërkon një trajtim pak më ndryshe dhe shumë më professional”, u shpreh ai.
Ndryshe, 26 vjeçari nga Gjilani vdiq vetën dy javë më parë në Qendrën e Studentëve.